FSHZH, 83 milionë dollarë investime për infrastrukturë
Fondi shqiptar i zhvillimit parashikon që vetëm në vitin e ardhshëm të shpenzojë 83 milion dollarë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore rurale. Kreu i këtij inistitucioni Benet Beci gjatë raportimit para komisionit të ekonomisë për sa i përket buxhetit të vënë në dispozicion të këtij institucioni tha se 15 milion dollarë janë pjesë e buxhetit, ndërsa 67 milion dollarë nga donator të huaj.
Në përgjigje të insteresit të deputetëve të opozitës në këtë komisionm, për arritjet e shënuar nga ky isnititucion në 6 vitet e fundit Beci tha se deri tani është realizuar 70 përqind e projekteve, për të cilat tha se ka patur konsultim të vazhdueshëm me pushtetin vendor.
Në komision është debatuar për sa i përket shpërndarjes së këtij fondi sa i përket njësive vendore të majta e të djathta.
Projekti i fondit shqiptar për zhvillim synon të ndërtojë dhe rindërtojë 1500 kilometra rrugë rajonale dhe rurale, dhe kap një vlerë totale prej 450 milion dollarësh. Ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2915 ndërsa ka filluar në vitin 2008.