MF: Rriten të ardhurat e mbledhura gjatë këtij viti

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ministria e Financave, të ardhurat gjatë 7-mujorit përbëjnë 53.39 % të totalit të të ardhurave të parashikuara për të arkëtuar në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2012.
Gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë (2011) në buxhetin e shtetit u arkëtuan 182,701 milionë lekë, ose 7,225 mijë lekë më pak se këtë vit. Ministria e Financave llogarit që gjatë vitit 2012 të arkëtojë në buxhetin e shtetit gjithsej rreth 355,759 milionë lekë.
Gjatë kësaj periudhe nga tatimet dhe doganat janë mbledhur 131,393 milionë lekë, ndërsa nga pushteti vendor 7,469 milionë lekë. Referuar statistikave zyrtare, shpenzimet në periudhën janar-korrik llogariten 210,970 milionë lekë, që përbëjnë 53,15 % të totalit të shpenzimeve të parashikuara për të gjithë vitin. Në vitin 2012 parashikohet që të shpenzohen 396,922 milionë lekë. /Start/
2012-08-29 11:08