E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK fushatë për rekrutimin e pjesëtarëve të pakicave

Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon edhe një fushatë për inkurajimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë për t’u bërë pjesë e saj. Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, Ibrahim Shala për Radio Kosovën tha se nga Ministri i FSK-së është shpall si objektiv realizimi i 10 përqindshit që pjesëtarët e FSK të jënë nga komunitetet pakicë.

”Duke vlerësuar se kanë mbetur të zbrazëta disa vende për komunitetet, është hapur kjo fushatë që të shtohet numri i komuniteteve, prandaj kemi fokus më të madh te popullata serbe”.

Për të inkurajuar të rinjët serb që të bëhën pjesë e FSK-së është dashur një aktivitet i veçant i përqëndruar dhe sistematik në vendbanimet e komunitetit serb, thotë Shala.

”Në vendbanimet ku është komuniteti serb janë organizuar bashkëbisedime nga zyrat për komunitete. Janë ftuar të rinjët dhe përfaqësuesit e MFSK ku i kanë njoftuar ata me proceduarat dhe mundësitë që u jepen si pjestarë të FSK-së”.

Ditë më parë ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka deklaruar se fushata e rekrutimit të komuniteteve pakicë ka filluar me 1 mars dhe do të përfundojë me 3 prill. Sipas tij fokus i veçantë do t’i kushtohet rekrutimit të rinjëve serbë, të cilët po i përgjigjen pozitivisht ftesës për t''u bërë pjesë e FSK-së.

”Kemi një përgjigje pozitive si kurr më parë deri tash dhe besoj se do ta arrijmë numrin e kërkuar të përfaqësimit të komunitetit serb”.

Deri në fundjavë, kanë aplikuar 26 të rinjë serbë, por shifra pritet të rritet deri më 3 prill. Në FSK nërkaq shërbejnë 179 pjestarë të komuniteteve, prej tyre 16 janë serbë, ashkali 30, boshnjakë 49, kroatë 5, egjiptianë 20 dhe nga minoriteti turk 54 pjesëtarë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›