FSK-ja largon mjete kimike nga depot e RTK-së*

Prishtinë, 26 gusht - Njësia e Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKAB) e FSK-së, sot zhvilloj një operacion real, largimin e disa mjeteve dhe preparateve të rrezikshme kimike nga depot e Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), të cilat kanë qenë jashtë përdorimit pasi që metodat e përpunimit dhe të zhvillimit të materialeve për filmime, kishin avancuar në aspektin e teknologjisë. Ato ndodheshn aty nga vitet e 70-dhjeta. Këto mjete pas riamballazhmit do të dërgohen në një vend më të përshtatshëm dhe të sigurt për ruajtjen e tyre.
Materiali që u largua sot nga depoja e RTK-së nuk paraqet ndonjë rrezik për mjedisin ku është vendosur tani, mirëpo vendi ku ka qëndrua deri më tani ka qenë jo i përshtatshëm dhe ka penguar në punët dhe aktivitetet ditore të punëtorëve të RTK-së.