E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK merr pjesë për herë të parë në stërvitjen e KFOR dhe EULEX

PRISHTINË- Njësitët e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot ushtrimin e përbashkët fushor “Skifteri i Ballkanit”, ndërkaq për herë të parë në këtë ushtrim është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

PRISHTINE- Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, shprehet se kjo është hera e parë në historinë e KFOR-it që ftohet të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kjo nënkupton operacione kërkimi dhe shpëtimi, shuarje të zjarreve dhe asgjesim të materialeve të rrezikshme.
Ndërsa ministri i Forcës së sigurisë së Kosovës, Agim Ceku u shpreh i kënaqur nga performancq e anëtarëve të FSK-së.

“Si ministër i FSK-së jam i kënaqur me pjesëmarrjen e gjithë ushtarëve të FSK-së që morën pjesë në këtë ushtrim. FSK dëshmoi jo vetëm se ka rritur kapacitetet e nevojshme por edhe standartet e kërkuara për të marrë pjesë në ushtrime dhe nëqoftëse është nevoja edhe në veprime të përbashkëta me forcat e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë”, tha Ceku.

Qëllimi kryesor i kesaj stervitje te perbashket në traditën e “Skifterit të Ballkanit” është të forcohet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të EULEX-it dhe KFOR-it, prej sot edhe me FSK-në.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›