E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen Jahjaga e Hillary Clinton

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hilary Clinton, në Vilnius të Lituanisë, ku po zhvillon punimet konferenca "Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira".

Burime zyrtare të Presidencës kosovare njoftojnë se, Sekretarja Klinton shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e zonjës Jahjaga në postin e Presidentes së Kosovës.

Sekretarja Clinton i ofroi mbështetjen Presidentes Jahjaga dhe Kosovës në të gjitha proceset që ka vendi përpara.

Nga ana e saj, Presidentja Jahjaga e falënderoi Sekretaren e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe tha se, roli i SHBA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm në proceset e integrimeve evropiane.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›