Maliq, sasi eksplozivi në banesën e kreut të Bashkisë

Një sasi eksplozivi është vendosur ditën e sotme në banesën e kreut të Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu. Mësohet se një sasi tritoli prej 1.5 kg u gjet sot rreth mesditës para banesës së z. Topçiu, përfaësues i Partisë Socialiste.
Më pas kanë qënë forcat speciale ato që kanë caktivizuar lëndën plasëse duke shmanguar kështu shpërthimin që mund të shkaktontë dhe viktima në banesën e tij.
Ende nuk dihet nëse kjo sasi eksplozivi, ka të beje me situatën politike dhe kaosin që është krijuar në vend, kjo sa i takon zgjedhjeve vendore të 8 majit, dhe fleteve te kontestuara.