E Shtunë, 31 Tetor 2026

FUSHË KRUJË-LEZHË, AKS RRUGOR VDEKJEPRURËS

 

Kanë ndodhur 89 aksidente dhe 35 persona kanë humbur jetën, ndërsa 32 të tjerë janë plagosur rëndë. Po flasim për aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë i cili është aksi rrugor më i rrezikshëm për vitin 2007.

Por as viti 2008 nuk është i mbarë pasi dy ditë më parë ndodhi një tjetër aksident. Shkak i këtyre aksidenteve të shumta me pasoja të rënda është shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor që nga shpejtësia e lartë në lëvizje, mosrespektimi i tabelave deri te parakalimet e gabuara. Në këtë aks një rrezik i vazhdueshëm është edhe lëvizja e mjeteve bujqësore apo edhe karrocave të cilat përfshihen shpesh në aksidente të rënda. Superstrada Fushë Krujë-Lezhë është ndëruar pa marrë parasysh mbikalimet apo nënkalimet, ajo ndërpritet nga 280 dalje të rrugëve dytësore. Pranë tyre gjenden gjithmonë lapidare kushtuar personave që kanë humbur jetën në aksidente. Pavarësisht se Policia Rrugore ka marrë masa duke shtuar numrin e punonjësve në këtë segment rrugor, situata vazhdon të jetë e rënduar. Individët duhet të tregohen të kujdësshëm personalisht, duke treguar respekt për jetën e tyre dhe duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›