E Shtunë, 31 Tetor 2026

SOT ASAMBLEJA E PS

 

PS mbledh sot Asamblene e saj ne Vorë, për të diskutuar mbi situaten aktuale politike. Zgjedhjet e brendshme ne parti, reforma zgjedhore dhe pergatitjet e strukturave te PS per zgjedhjet e ardhshme parlamentare ishin ne qender te diskutimeve te sotme te kesaj asambleje. Mbledhja e rendesishme e socialisteve u mbajt ne Vore, nisur dhe nga rendesia qe ka marre se fundi kjo qyteze qe pas shperthimit te Gerdecit, ngjarje qe ishte ne fokusin e diskutimeve te socialisteve. Po ashtu anetaret e asamblese se PS diskutuan edhe ecurine e reformes zgjedhore, nje ceshtje e rendesishme qe po diskutohet dhe qe pritet nje ndryshim. Arben Malaj anëtar i kryesisë së PS-së tregoi se asambleja në Vorë ishte në shënjë solidariteti për tragjedinë e Gërdecit.

Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se fajtor për tragjedinë e Gërdecit është kryeministri Berisha. "Kryeministri është kryefajtor, qoftë edhe për faktin që nuk dinte asgje edhe pse një dokument i bërë publik tregoi se Berisha ka marrë informacion për gërdecin përpara se të ndodhte tragjedia"- u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›