FYROM-opedia si anija "Ilinden"
Një gjë është e qartë. Sllavët maqedonas e dinin shumë mirë se ç‘reagim do të sillte "enciklopedia" e tyre kombëtare, sidomos te shqiptarët. Ata nuk mund të mos e kenë diskutuar këtë temë aq më tepër kur bashkëjetojnë me 25% shqiptarë zyrtarisht dhe të paktën 35-40 për qind realisht në këtë shtet pa emër.
Ajo që është e çuditshme është se ata, pra sllavët maqedonas, ende nuk e kanë kuptuar se shqiptarët janë bashkëjetuesit apo fqinjët e tyre me të cilët të paktën e kanë mundësinë e bashkëjetesës. Të rrethuar nga një Serbi që e mbajti këtë zonë 80 vjet nën hegjemoni dhe ende s‘ka ndërmend të largojë kthetrat, nga një Bullgari me pretendime territoriale (që ka lëshuar dhjetëra mijëra pasaporta për qytetarët maqedonas) apo thënë ndryshe me një ish-kryeministër nacionalist sllavo-maqedonas, që u konvertua në bullgar papritur papandehur, me një Greqi që i hodhi në erë aderimin në NATO dhe e la pa emër, kjo e ashtuquajtur Republika e Maqedonisë po thellon edhe më tej pellgun e vetëmbytjes.
Ende të frustruar nga 2001-shi, duke mos pranuar se edhe qytetarët e tjerë të atij vendi kanë të njëjtat të drejta, FYROMopedia e re nuk bën gjë tjetër veçse e çon në kufijtë e pamundësisë bashkëjetesën sllavo-shqiptare në këtë ish-republikëz jugosllave.
Kjo nuk është shkencë, kjo nuk mund të jetë histori por veç një provokim, për të parë sesi opinioni shqiptar do të reagojë. Ky është një hap që sërish do t‘i vendosë përballë partitë politike shqiptare në atë vend, aq të paafta për t‘i shtrirë dorën njëri-tjetrit.
Partitë politike shqiptare duhet të bojkotojnë çdo institucion derisa të lajnë emrin e tyre dhe tonin të përbashkët, në të kundërt duhet t‘i mbajnë erë karriges ku është ulur prapanica e tyre dhe turpin, ta lyejnë me bukë.
Është fatkeqësi që mentaliteti i atyre studiuesve i ngjan mentalitetit të pronarit të anijes "Ilinden" që u mbyt para ca ditësh në Ohër, që s‘e çajnë kokën për peshën që po marrin mbi vete. Ata nuk e dinë se kështu jua bëjnë më të thjeshtë shqiptarëve atë që kanë kërkuar prej shekujsh, t‘i bëjnë mbeturinat ushqimore të trupit bashkëjetesës me ata që s‘mund të bashkëjetohet, e të paktën të jetojnë, sherrosen e kacafyten mes vedi (jo më në Tetovë por edhe me Tiranën e Prishtinën).
Por që të ndodhë kjo, bajraktarët e Tetovës e Shkupit duhet ta kuptojnë se dikur, Burrat, edhe pse mund të ishin në gjak, edhe pse nuk e zinin në gojë emrin e njëri-tjetrit, edhe pse mbanin mërinë e hijes së shkelur, sërish ata bëheshin sup më sup për të luftuar atë që i kërcënonte të dy!
"Maqedonia" s‘ka më nevojë të luftohet me armë! Kjo kështjellë rëre me stuhinë që po i fryn nga të katër anët, mjaft që politikisht t‘i fryjnë ata shqiptarë që ka brenda e shembet dhe pastaj të gjithë të biem rehat, qoftë edhe ne që thjesht mbushim radhë për tema të tilla idiote të dala nga mendje te rrjedhura të një shteti pa emër.