E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasjet e para, Kokai kundërpërgjigjet Bodes

Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ka regjistruar "përplasjen" e parë brenda mazhorancës. Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, nuk i ka pranuar të gjitha kritikat që ministri i Financave lëshoi në adresë të pushtetit lokal. Duke folur për situatën e të ardhurave dhe shpenzimeve në bashki dhe komuna, Bode theksoi nivelin e ulët të performancës dhe mung-esës së efi ciencës në shpenzime. "Shkaku kryesor i rënies së të ardhurave nga pushteti lokal lidhet me grantet që marrin nga qeveria, që në 2009 arriti në 28 miliardë lekë. Duke përfi tuar nga ne para pa kushte, bashkitë dhe komunat nuk janë të nxitura për të mbledhur taksat. Nuk besoj se lidhet me kapacitetin, pasi numri i punonjësve në admin-istratën lokale është rritur, nga 8 në 19 mijë vetë", tha Bode. Por për deputetin e LSI-së dhe ish-kryetar bashkie i Durrësit, problemi nuk qëndron të fryrja e administratës, por te shpërndar-ja me efi ciencë i pozicioneve të punës. "Bashkitë dhe komunat janë institucionet kryesore që përballen me problemet e pop-ullit. Për këtë shkak kërkohet një administratë më e kompletuar", tha Koka. Tjetër pikë debati ishte niveli i investimeve, që sipas Bodes, pushteti lokal vazhdon ende të jetë problem. Por për deputetin e LSI-së, niveli i ulët i investimeve shkak-tohet kryesisht nga procesi i ngadaltë i shpronësimeve, të cilat janë në dorë të qeverisë dhe jo bashkisë. Megjithatë, Koka (që rastësisht ishte ulur në anën e tryezës ku rrinë socialistët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›