Kriza, qeveria ngre duart përpjetë
Komisioni Parlamentar i Eko-nomisë ka miratuar pak-ësimin e të ardhurave në buxhet, pas kërkesës së qeverisë për ndryshimin e parametrave të buxhetit 2009. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare ka ligjëruar krizën ekonomike, duke pranuar efektet negative, të cilat po bëjnë presion mbi disa sektorë të vendit. Votimi u mor dje, në formë una-nime prej 11 votash, pa praninë e opozitës. Për ministrin e Finan-cave, Ridvan Bode, nuk ishte e vështirë paraqitja e vendimit të qeverisë për ndryshimin e bux-hetit tek anëtarët demokratë të komisionit. Për këtë arsye, kreu i Financave pati guximin të thoshte se, nuk shpresonte për një kohë të gjatë, që rritja ekonomike të rikthehej në nivelet e dikurshme, para krizës. Buxheti i ri parashikon uljen e të ardhurave, për shkak të krizës ekonomike, e cila ka go-ditur më së shumti doganat dhe bizneset eksportuese. Ministri i Financave pranoi dje ndikimin e krizës në ekonominë e vendit, por megjithatë, sipas tij, parametrat e deritanishëm tregojnë për një qëndrueshmëri fi nanciare. Para se të lexonte raportin mbi situatën ekonomike dhe zërat e ndryshuar të buxhetit, Bode dhe anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, uruan njëri-tjetrin për detyrën e re. Mbledhjen e drejtoi Edmond Spaho, i cili mandatohet për herë të dytë në këtë post, kurse në emër të LSI-së, anëtar komisioni ishte deputeti nga Durrësi, Lefter Koka. Të tjerë emra të spikatur nga bota e fi nancës dhe biznesit ishin anëtarë të komisionit, si Selami Xhepa, Sherefedin Shehu, Flo-rion Mima, Sybi Hida apo Gjokë Uldedaj.
Skenari i krizës
Pavarësisht mundit, për të paraqitur një situatë optimiste të rritjes ekonomike, ministri i Financave e kishte të vështirë të fshehte realitetin e hidhur të krizës. Në fi llim të fjalës, Bode bëri një ekspoze të situatës eko-nomike në disa vende të zhvil-luara të botës, që sipas tij, janë duke u përballur nga kriza, e për pasojë, kanë rritur deri me 22 për qind borxhin në raport me GDP-në. "Ekonomi si Shqipëria duhet të rrisin kujdesin e stabilitetit fi nanciar", theksoi ministri. Sipas tij, rishikimi i buxhetit 2009 synon një stabilitet të qëndrueshëm financiar. "Do të adaptojmë kushte të reja, ndikuar nga pre-sioni i krizës ekonomike, duke përdorur mjetet që disponojmë", tha Bode. Mjetet që do të përdorë qeveria për të zbutur krizën janë privatizimet me rreth 27 miliardë lekë të ardhura, si dhe rritja e investimeve me 9.3 miliardë lekë. Për ministrin, niveli i ri i investimeve publike prek kufi rin më të lartë, prej 10 përqindësh, që për disa vende të rajonit, as që bëhet fjalë në kohë krize. "Viti 2009 vlerësohet kryesisht pozitiv, tremujori i parë ishte me rritje 6 për qind. Ekonomia do të vijojë të rritet, por jo në këto përmasa si në vitin 2008. Presionet e krizës glo-bale kanë dhënë efekte edhe në ekonominë shqiptare", nënvizoi kreu i Financave para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë. Në këtë pikë, optimizmi bie kur min-istri thotë se "mbase për një kohë të gjatë, nuk do të shpresojmë për një rritje ekonomike që ka qenë e përmasave përpara periudhës së krizës. Kjo për shkak të fi nancimit të ulët të ekonomisë". Për këtë ar-sye, ministri tha se nuk do të jenë më agresiv në adresë të tregut të huaj fi nanciar të kredive.