Allegri nuk ngutet për kontratë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka insistuar se nuk ngutet të finalizojë kontratën e re dhe është i gatshëm të presë përfundimin e sezonit për të nënshkruar marrëveshje të re me Rossonerët. Allegri mori drejtimin e Milanit më 2010 dhe udhëhoqi ekipin drejt titullit në Serie A në sezonin e tij të parë në San Siro. Marrëveshja aktuale e 41 vjeçarit me Milanin skadon në fund të këtij sezoni. “Do të preferoja të pres deri në qershor e pastaj të shohim se çka ndodhë”, tha Allegri pas fitores 4-1 ndaj Parmës të mërkurën.