Fabianski përfundon sezonin

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:47
Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianski do të mungojë në vazhdim të sezonit për shkak të një lëndimi në krah.
Reprezentuesi polak nuk ka luajtur prej barazimit 0-0 me Manchester Cityn më 5 janar.
“Kemi lajme të këqija për Fabianskin sepse ai duhet të operohet në krah. Ai ka vendosur këtë pas vizitave te disa specialistë dhe do të kryejë ndërhyrjen kirurgjike në Gjermani, që nënkupton se sezoni i tij ka përfunduar”, tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.