E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion edhe në Bjellorusi?

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 17:30

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, parashikon që presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mund të ballafaqohet me një lloj të kryengritjes popullore, që tash po ndodh në botën arabe.

Këto komente ai i bëri në Varshavë, pas një takimi të donatorëve, në të cilën vendet kanë premtuar 120 milionë dollarë për grupet opozitare në Bjellorusi.

Konferenca e donatorëve me moton “Solidariteti me Bjellorusinë”, ku morën pjesë 36 vende, ishte e para e këtij lloji, që u fokusua në ndihmën financiare për OJQ-të, mediat e pavarura, për studentët dhe për të tjerët në këtë vend.

Kjo u bë një ditë pasi BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, në përgjigje të reagimit të presidentit Lukashenko, kundër protestave në muajin dhjetor, pas rizgjedhjes së tij të kontestuar për president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›