Ngjeshet kreu, Vllaznia kthehet pretendente
Laçi ndal Teutën kryesuese në shtëpi, përballja mes dy shkollave të mjeshtërisë nuk nxjerr fitues, ndërsa shkodranët fitojnë në transfertën e Peqinit
Dopieta e Gjeçit nderon Tiranën
Besa – Tirana 2-3
Besa: Sula, Çorumi, Nasufi (Leka 38), Boriçi, Kapedani (Tahiri 50), Selçani, Hallajbeu, Zenaj (Hasa 11), Kozmai, Llolli, Balliu. Trainer: B. Sinella
Tirana: Çali, Sallaku, F. Njebza (Berberi 50), Kacolli, Shala (Saliaj 46), Milushi (Tarja 46), Ibrahimi, Habibi, Taku, Leventi, Gjeçi. Trajner. A. Kola
Shënues: Nasufi 30, Kollolli 60 (11-m) / Gjeçi 37, 83, Tarja 72
Kartonë të verdhë: Kapedani, Hasa, Kozmai / F. Njebza, Leventi (2), Habibi, Sallaku
Karton të kuq: Leventi
Gjytarë: A. Paço, I. Llupi, H. Troka (Fier)
Skuadrat dalin në fushë dhe menjëherë vendasit kërkojnë golin me ngulm. Besa tregohet e kujdesshme dhe gjen golin në minutën e 30-të me Nasufin. Në minutën e 37-të Françesko Njebza lë mbrojtjen dhe i drejtohet sulmit, pason për Gjeçin, i cili kur ndodhet përballë portierit shënon golin e barazimit 1-1. Në pjesën Besa fiton një 11-metërsh në minutën e 60-të. Gjuan Kollolli dhe kalon Besën në avntazh 2-1.
Gjithçka komplikohet për Tiranën, por zgjidhja vjen nga Tarja i futur në pjesën e dytë, i cili barazon, 2-2. Baraspeshohen skuadrat në lojë, por Tirana kërkon fitoren dhe në këtë momënt i vjen në ndihmë sërish Gjeçi, që shënon golin e fitores në minutën e 83-të, 3-2. Dy minuta pas golit të fitores Tirana mbetet me 10 futbollistë në fushë pasi Leventi ndëshkohet për herë të dytë me kartonin e verdhë. Erjon Hamitaj
Dita dhe Bajaziti, fitore dinamovite
Dinamo – Kamza 4-2
Dinamo: Laço, Naska, Turtulli, Luli, Pekaj, Lubonja (Matraku 64), Prendi (Manerkolli 64), Bozhanaj, Keta (Dikollari 70), Pita, Bajaziti. Trajner: D. Mehmeti
Kamza : Pasha, Leka, Klosi, Osmani, Lame (Koldashi 84), Likaj, Koleci, Ferhati, Siringji (Zela 73), Karrosi (Çizmja 65), Mehmeti. Trajner: Sh. Ferati
Shënues: Dita 6,9, Bajaziti 31,68 / Karrosi 42, Mehmeti 47
Kartonë të verdhë: Dita, Bozhanaj, Prendi, Keta / Osmani, Çizmja, Koldashi, Klosi
Gjyqtarë : K. Kotis, D. Vrapi, A. Bame
Është rikthyer në origjinë skuadra e Dritan Mehmetit me këtë fitore pas dy rezultateve jopozitive për të në javët e fundit. Fitorja 4-2 është më se e merituar për këtë ekip pas një loje shembullore dhe aksioneve për tu pasur zili edhe në kategori më të larta të futbollit të të rriturve. Aksionet dhe grinta nuk munguan për asnjë çast. Dinamo arrin të shkojë 2-0 në minutat e 6-të dhe 9-të të pjesës së parë me kapitenin Dita dhe më pas e trefishon rezultatin Bajaziti në minutën e 31-të.
Shkurton shifrat në 3-1 Karrosi dhe me kaq mbyllet pjesa e parë në këtë pjesë. Në fraksionin e dytë të lojës miqtë shfaqen rrezikshëm, duke shënuar dhe golin e dytë me Mehmetin, 3-2. Duket lojë e vështirë për dinamovitët në këto minuta, duke kujtuar ndeshjet e kaluara kur kanë humbur kontrollin dhe janë barazuar nga ekipe të tjera, por këtë herë Bajaziti është lojtari që bën diferencën, duke shënuar golin e katërt në minutën e 68-të. Me kaq mbyllet edhe ky takim nga kryesori Kotis. Erjon HAMITAJ
Ndalen kryesuesit në Laç
Laçi – Teuta 1-1
Laçi: Lika, Bushi, Xhixha, Sela, Gjonaj, Bardhi, Jahja, Zhuka, Baboçi, Ndreca, Gjoka (u aktivizuan: Frrokaj, Laska, Hyseni). Trajner: E. Syziu
Teuta: Rexhepaj, Rigo, Memini, Marku, Troplini, Almedini, Tashi, Kastrati, Çyrbja, Petro, Sina (u aktivizuan: Abazaj, Beqja). Trajner: G. Begeja
Shënues: Bushi 82` / Sina 33`
Kartonë të verdhë: Bushi, Ndreca / Marku
Karton i kuq: Almedini
Gjyqtarë: L. Haka, L. Mema, E. Karaj (Fushë-Krujë)
Ekipi kryesues i Teutës kishte ardhur Laç për të marrë fitoren e radhës e për të konsoliduar kreun e renditjes. Ndeshja nisi mjaft e fortë, ku të dy ekipet ishin të vendosur mjaft mirë në fushën. Rasti i parë është për miqtë në minutën e 31-të, ku Sina i vetëm përballë Likës nuk arrin të shënojë. 2 minuta më vonë Sina arrin të shënojë pas një mosmarrëveshjeje mes mbrojtësve vendas, duke i dhënë frymëmarrje Teutës. Pjesa e dytë e gjen Teutën në sulm, por Petro tregohet i pasaktë.
Vendasit kërkojnë me ngulm golin e barazimit, por Teuta tregon se nuk e mban kot vendin e parë, duke rrezikuar disa herë portën e Laçit. Sina mbetet problem konstant për mbrojtjen laçiane. Në të 72-n minutë laçianët i afrohen golit, por çuditërisht topi nuk përfundon në rrjetë. Në minutën e 80-të Almedini penalizon miqtë, pasi del me karton të kuq. Në të 82-n minutë Laçi arrin të barazojë me anë të Bushit, i cili shfrytëzon një top të dhënë nga Baboçi. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati.
Vllaznia me hap kampioni
Shkumbini – Vllaznia 2-3
Shkumbini: Demrozi, Karaj, Nexha, Vogli, Dervishi, Hyka, Beqiri, Lamkja, Kasa,
Asllani. Trajner: Xh. Lundraxhiu.
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Lekaj, Balaj, Ujkaj, Dema, Kruja, Jubani, Markolaj, Curri,
Mujeci. Trajner: I. Dibra.
Shënues: Kasa 56, Karaj 74 (11-m) / Mujeci 27, 62, Markolaj 40
Gjyqtarë: E. Ganxhi, I. Cani, A. Zdrava (Elabsan)
Vllaznia, kampionia në fuqi për 19-vjeçarët, ka arritur një fitore të merituar në Peqin kundër Shkumbinit vendës, duke iu afruar ndjeshëm kreut të renditjes. Ndeshja ka nisur me ritëm, por miqtë nga Shkodra janë autoritarë në fushë dhe mjaft të rrezikshëm në aksionet e tyre. Me gjithë përpjekjet e Shkumbinit për të shfrytëzuar favorin fushë, të parët kalojnë shkodranët në avantazh me anë të Mujecit, ndërsa 5 minuta para përfundimit të kësaj pjesë dyfishojnë me Markolajn.
Vllaznia shkon e qetë në dhomat e zhveshjes, ndërsa Shkumbini për tiu kthyer fushës së blertë me synime të tjera. 10 minuta pasi ka nisur pjesa e dytë Kasa ngushton diferencën për vendësit, por shkodranët zgjohen dhe shënojnë golin e tretë. Këmbëngulin sërish peqinasit, që arrijnë të realizojnë golin e dytë 15 minuta para përfundimit me anë të Karajt. Përpjekjet e Shkumbinit për të barazuar janë të shumta, por miqtë nga Shkodra e mbrojnë me fanatizëm rezultatin, duke marrë tri pikë të arta.
Ali Hallulli
Bilishtarët, humbje pas humbjeje
Bilisht Sport – Elbasani 1-4
Bilisht Sport: Mulla, Zili, Xhaholli, Yze (Koblara 35), Kordalli (Mançka 60), N. Ajçe, Cuko, Fifo, K. Ajçe (Barçi 52), Hyska, Kaprelli. Trajner: A. Begolli
Elbasani: Gura, Cani, Gjorda, Ozuri, Jaupi, Uruçi, Lleshi, Zogu, Broshka (Matrika 65), Lamcia, Dalipi. Trajner: A. Kila
Shënues: Hyska 5 / Dalipi 10, Ozuni 21, Lamcia 34, Zogu 75
Gjyqtarë: K. Zguro, Th. Gjata, R. Paramoni (Korçë)
Kartonë të verdhë: Alçe, Fifo / Gjorda, Matrika
Kartonë të kuq: Mulla, N. Ajçe
Kartonë të kuq, 5 gola të shënuar dhe raste të shumta ka dhuruar ndeshja e së shtunës për të rinj mes Bilisht Sportit dhe Elbasanit. Në fund, elbasanasit kanë marrë një tripikësh pa shumë mund ndaj një Bilishti që është dorëzuar që në pjesën e parë të ndeshjes. U duk se vendasit do të siguronin një fitore të mundshme në këtë takim, teksa kanë shënuar të parët me anë të Hyskës që në minutën e 5-të. Por më pas Elbasani vetëm brenda 11 minutave do të shënonte dy gola.
Dalipi dhe Ozuni janë autorët e dygolëshit, ndërkohë që Lamçia do ta mbyllte ndeshjen që në minutën e 34-t, duke shënuar edhe të tretin. Në pjesën e dytë miqtë kontrollojnë lojën dhe në minutën e 74-t shënojnë edhe golin tjetër. Pas këtij momenti gjyqtari Zguro nxjerr dy kartonë të kuq për Mullën dhe N. Ajçen. Elbasani nuk shënon tjetër gol, duke falur vendasit me 9 lojtarë në fushë dhe e mbyll krejt ndeshj