Gill: Edhe pa Ferguson, do ia dalim

Manchester United do të jetë në gjendje të dal fitues edhe pa Sir Alex Ferguson kur ai të dalë në pension. Shefi i ekzekutivit të klubit, David Gill ka deklaruar se skuadra do jetë në gjendje të mirë edhe pa praninë e Ferguson.
“Nuk do të ketë shkrirje. Unë e kam thënë më parë se nuk e dimë kur Sir Alex Ferguson do të dalë në pension. Çfarë po tentojmë të bëjmë është që të sigurohemi për cilësinë e ekipit dhe që mosha mesatare të jetë e drejtë, kështu që menaxheri i ri të ketë bërthamën e një ekipi me klas botëror. Ai do të ketë ide të qartë, menaxheri i ri, por nëse do të ndryshojë gjithçka atëherë ai nuk ka vend këtu”, u shpreh Gill.