Fabregas: Flamini do të qëndrojë!
Lideri i Arsenalit, Çesk Fabregas, është i bindur se shoku i tij i skuadrës, Matië Flamini, do të vazhdojë të veshë fanellën e "topçinjve", pavarësisht interesimit nga klubet më të mëdha italiane. "Është e qartë se ai dëshiron të dijë sa më parë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Por ai është i lidhur me Arsenalin dhe unë e di që dëshiron të qëndrojë me ne. Ofertat janë më se normale për një lojtar të tillë, që po luan në mënyrë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni", u shpreh mesfushori i Arsenalit.