Statistikat, 1/3 e profesionistëve hedhin baste
Autoritetet e futbollit kanë konstatuar sjellje kontradiktore kur bëhet fjalë për kumarin. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2000, gazeta "The Indipendent", së bashku me Shoqatën e Futbollistëve Profesionistë (PFA), më shumë se 1/3 e lojtarëve kishin pranuar se hidhnin baste në ndeshjet e futbollit, e cila në atë kohë ishte kundër rregullave të përcaktuara nga federata. Në atë kohë, pesë lojtarë kishin bërë të ditur se kishin marrë oferta për të shitur një ndeshje, por përgjigjja e tyre kishte qenë negative, duke preferuar të mos bëheshin pjesë e këtij fenomeni. Me kalimin e kohës, FA-ja ndryshoi rregullat dhe vendosi të ndalonte vetëm bastet ku lojtari është i përfshirë në mënyrë direkte, ose ku mund të ndikojë në rezultatin e ndeshjes. Për të larguar fenomenin e trukimit nga futbolli, Federata Angleze është një mbështetëse aktive (dhe financuese) e programeve që edukojnë lojtarët, mbi të gjitha ata që janë në moshë të re dhe u gjendet afër atyre që kanë probleme me kumarin. Asnjë futbollisti nuk i është mohuar trajtimi dhe kostoja për kurimin paguhet nga federata dhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.