Reali interesohet për Serxho Aguero
Gazeta spanjolle "Marca" ka bërë të ditur se Reali i Madridit po interesohet për sulmuesin argjentinas, Serxho Aguero. Futbollisti i Atletikos së Madridit shihet si një nga talentet më të mira në qarkullim dhe aktualisht çmimi i kartonit të tij arrin në 55 milionë euro. Edhe vetë trajneri Shuster nuk ka kundërshtuar zërat për një interesim rreth këtij lojtari. "Ka cilësi shumë të mira dhe ka një të ardhme po aq të rëndësishme", u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se po sheh me vëmendje lojtarin e Atletikos.