E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Me Di Matteon, Chelsea luan si dikur

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, e ka lavdëruar ndikimin e Roberto Di Matteos në ringjalljen e skuadrës së Chelseat.

“Me Villas-Boas, ata përpiqeshin ta kontrollojnë topin, ata dëshironin të merrnin iniciativën”.

“Tani ata i janë kthyer stilit që i bërë të jashtëzakonshëm, që i bëri ta fitonin Premier Ligën dhe kupat e tjera”.

“Ata tani luajnë me topa të gjatë dhe i godasin rivalët me kundërsulme. Ata mbrohen si gjigantë dhe ia pasojnë topin Didier Drogbas”.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos e humbim topin me gabime pa lidhje”, ka thënë 24-vjeçari në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›