E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni i afrohet finales

Bayern Munchen të martën mbrëma shënoi fitore të rëndësishme në super-sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit me rezultat 2:1. Hero i gjigantit bavarez ishte Mario Gomez, i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 90-të të ndeshjes. Kështu që, në ndeshjen e kthimit gjermanëve do tu mjafton edhe një barazim për tu kualifikuar në finale.

Bayern Munchenit e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve, pasi të martën mbrëma në Allianz Arena e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2:1, në super-sfidën e parë gjysmëfinale.

Si zakonisht, gjermanët nuk u dorëzuan deri në minutën e fundit të takimit, dhe në saje të kësaj, në minutën e 90-të ia dolën ta fitojnë këtë betejë nëpërmjet Mario Gomez.

Në fakt, gjiganti bavarez mirë e nisi ndeshjen, pasi në minutën e 17-të ia doli të kaloj në avantazh prej 1:0 me një gol që e shënoi Franck Ribery, i cili e shfrytëzoi mirë një pasiguri të mbrojtësve mysafirë.

Madje, vendasit kanë mundur ta dyfishojnë epërsinë në minutën e 40-të, por gjuajtjen e Mario Gomez e ndali disi portieri Iker Casillas. Me këtë rezultat ka përfunduar periudha e parë, derisa tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë Real Madridi ia doli t’i barazoj shifrat në 1:1 nëpërmjet Mesut Ozil, tek i cili asistoi Cristiano Ronaldo.

Në vazhdim të ndeshjes, vendasit – kryesisht nëpërmjet Gomozit – bënin përpjekje të shënonin, por nuk ia dilnin. Megjithatë, siç bëjnë shpeshherë, gjermanët as kësaj here nuk u dorëzuan deri në fund në kërkim të fitores. Këtë arritën ta bëjnë në minutën e 90-të kur Gomez e shfrytëzoi një top që morri nga Lahm, duke shënuar për rezultat përfundimtar, 2:1.

Në këtë mënyrë, Bayern e bëri një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finale, pasi në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Santiago Bernabeu, do t’i mjaftoj edhe një barazim për tu kualifikuar në finalen e ligës më prestigjioze të kontinentit të vjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›