Bumci pret kampionet
Kreu i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ka organizuar një pritje për kampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, nënkampionen Romela Begaj, por edhe të gjithë pjesëtarët e Kombëtares shqiptare të peshëngritjes dhe drejtuesit e kësaj federate.
Pasi ka falënderuar medalistët që ngritën lart flamurin shqiptar, kreu i MTKRS-së ka folur edhe për mbështetjen ndaj këtyre kampionëve për Lojërat Olimpike, “Londër 2012”, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 5 peshëngritës, 4 meshkuj dhe Begajn e vetme për femrat.
Nga ana e tyre, medalistët kanë vazhduar të kërkojnë mbështetje, si nga shteti, ashtu edhe nga bizneset, për t’i sjellë Shqipërisë të tjera rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.
Përsa i takon projektit për përgatitjet e Kombëtares së peshëngritjes, ministry Bumçi theksoi se ai ka nisur prej Botërorit të Francës në vitin 2011, me Europianin e Antalias e do të vazhdojë në prag të Olimpiadës, me rritjen e grantit për Federatën e Peshëngritjes, si edhe negociatat me homologët anglezë për akomodimin e përfaqësueses në Londër, me qëllim ambientimin sa më të mirë përpara aktivitetit.