E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Mund të jem i suksesshëm në Barcelonë

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas i ka hedhur poshtë spekulimet se është lodhur duke qëndruar në bankinë dhe se dëshiron të largohet nga Camp Nou.

Ish futbollisti i Arsenalit e shijoi fillimin e eksperiencës në klubin spanjoll, por në muajt e fundit ka përfunduar në bankë dhe është mllefosur kur është përdorur si rezervist në humbjen nga Real Madridi në Superkupën e Spanjës.

“Kur kam ardhur këtu, kam thënë se kjo do të jetë eksperienca më ngazëlluese dhe sfida më e vështirë e jetës”, ka thënë përfaqësuesi spanjoll për tabloidit britanik The Sun.

“E dija se do të vija këtu për të luftuar për një vend me lojtarët më të mirë të botës. Unë i pëlqej sfidat e mëdha. Nëse do të ishte ndryshe, do të qëndroja në Arsenal ku isha kapiten, ku luaja në çdo ndeshje dhe ku isha i trajtuar aq mirë. Unë e bëra këtë hap të madh, duke rrezikuar, për të ardhur në një vend ku kurrë nuk e ke të garantuar se mund të luash”, vazhdoi Cesc, i cili insiston se do të punojë pa ndalur, për ta rikthyer vendin e titullarit në ekipin katalunas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›