E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 30 milionë për Fellainin

Chelsea është duke menduar t’ia prezantojë Evertonit një super-ofertë për mesfushorin Marouane Fellaini.

Sipas ueb faqes metro.co.uk, kampionët e Evropës janë të gatshëm t’i shpenzojnë 30 milionë euro vetëm për ta transferuar në Stamford Bridge futbollistin belg, i cili po shkëlqen me fanellën e ekipit nga Liverpooli në sezonet e fundit.

Së fundmi interesim për mesfushorin defanziv ka shfaqur edhe Manchester Unitedi, kurse tash ‘Djajve të Kuq’ iu shtua konkurrenca e klubit londinez.

Fellaini mund ta kalojë edhe këtë sezon në Everton, për të vendosur më pas se ku do ta vazhdojë karrierën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›