I lumtur për vazhdimin e kontratës

Spanjolli David Silva ndihet i lumtur që e vazhdoi kontratën me Manchester Cityn. Mesfushori ofanziv nënshkroi për pesë vjet, duke konfirmuar se dëshiron të qëndrojë për një periudhë afatgjate në Ettihad Stadium.
“Jam i lumtur që e vazhdova kontratën dhe që do të jem këtu për një kohë të gjatë. Ndihem si në shtëpinë time në City. Jam këtu që dy vjet dhe jam ambientuar në qytet dhe me të gjithë ata që janë pjesë e Manchesterit”, theksoi ish futbollisti i Valencias për televizionin e klubit.
Përfaqësuesi spanjoll, pasi e fitoi titullin e kampionit në Premierligë, synon që me Cityn ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.