Fabregas: Paratë nuk do t'i garantojnë sukses Cityt
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se pasuria nuk do t'i garantojë fitim të titujve ekipit të Manchester Cityt. City për momentin është ekipi më i pasur në botë, dhe vërtetim për këtë janë përpjekjet për të sjellë yjet më të mëdha të futbollit në këtë klub."Ekipi nuk ndërtohet vetëm me para. Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në futboll. Mendoj se e rëndësishme është të mos shpejtohet me blerjen e futbollistëve vetëm për shkak se keni para", ka thënë Fabregas."Ekipi i mirë ndërtohet në mënyrë natyrale dhe përpjekjet për ta shpejtuar këtë proces me shumë para, mund të jetë e rrezikshme", ka shtuar spanjolli.Spanjolli Fabregas është I dëmtuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë .Më parë Manchester City ka bërë ofertë edhe për të marrë shërbimet e Fabregas por që vetë Spanjolli e ka refuzuar.Sipas kapitenit të topçinjve një ekip nuk ndërtohet vetëm me para por për të ndërtuar një ekip duhet kohë dhe traditë gjë të cilën City nuk e ka pasi ka 40 vjet pa fituar Premier Ligën.