Fabregas dëshiron të largohet këtë javë

Cesc Fabregas dëshiron që të nënshkruajë me Barcelonën këtë javë, para se Arsenali të largohet për në turneun e tyre në Azi, të dielën.
Topxhinjtë do të shkojnë në Kuala Lumpur për nëntë ditë në një turne parapërgatitore për nëntë ditë dhe kapiteni i tyre nuk dëshiron që ta marrë këtë udhëtim me kolegët e tij të skuadrës.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është përpjekur që ta risigurojë kapitenin dhe situatën e tij, por SunSport ka kuptuar se Fabregas është thellësisht i shqetësuar.
Vitin e kaluar, kalimi i Fabregasit në Barçë kishte dështuar për shkak se të dyja klubet kishin dështuar që të arrijnë një marrëveshje për klauzolën e Cesc. Gjigantët katalonas deri më tani kanë ofruar 31 milionë funte me një mundësi shtesë në vlerë për 5 milionë funtesh për ish-nxënësin e tyre.
Mirëpo, Arsenal dëshiron që ta shesë atë në vlerë prej 40 milionë funtesh. 24-vjeçari është ende në dilemë se kur do ta hedhë firmën e tij në kontratë me Barcelonën, përderisa ka deklaruar që dëshiron të largohet dhe mos të shkojë në turne. Me një fjalë, ai dëshiron që të largohet me të mirë nga Arsenali.