Mbrojtësit që kushtojnë
Nuk është vetëm Zidane apo Ronaldo që duhet shpenzuar miliona euro që të sigurohen shërbimet e tyre. Sepse Los Blancos kanë bërë blerje të shtrenjta edhe në mbrojtje. E fundit ishte ajo e Coentraos, por Real Madrid ka blerë edhe me parë mbrojtës me vlerë 30 milionë, si Pepen.
Tani, në vijën e mbrojtjes, Reali është i përbërë nga tre mbrojtës portugezë, përderisa Florentino Perez nuk tregohet dorështrënguar për këtë gjë.
Por, kush janë mbrojtësit më të shtrenjtë në botë. Po fillojmë me disa mbrojtës që shpeshherë kanë ditur edhe të dështojnë. I tillë është Dmytro Chygrynskiy, i cili nga Shakhtar Donetsku kaloi në Barcelonë për 25 milionë euro në vitin 2009.
Katalonët kishin shpresuar shumë në të, por doli që ai mos të jetë i zoti në garë me Gerard Piquen dhe Carles Puyolin, ndërkaq Yaya Toure disa herë ishte në qendër të mbrojtjes për shkak të lëndimeve. Rezultati ishte 14 paraqitje për një sezon dhe rikthim për 15 milionë euro në Shakhtar.
David Luiz është një tjetër mbrojtës që i kushtoi Chelseas 25 milionë euro. Me flokë si të “Simpsons”, në fillim ishte i mirë dhe bëri paraqitje të mira duke rikthyer Chelsean në lojë me Manchester Unitedin, por aftësitë e tij mbrojtëse vazhduan të bien më vonë, sidomos në ndeshjen vendimtare të Chelseas për titull, ku ai bëri shumë gabime. Tani flitet se mund të shitet.
Porto është shndërruar në njërin prej klubeve që fiton më së shumti nga mbrojtësit. Mbrojtësi i Portos, Ricardo Carvalho kaloi nga Porto në Chelsea për 27 milionë. Ai u tregua i suksesshëm, sepse më të Chelsea fitoi tre tituj, tri FA kupa, dy kupa të ligës dhe tani konsiderohet njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë.
Jeleon Lescott konsiderohet njëri prej mbrojtësve më të shtrenjtë dhe më të mirë në Angli. Ai kaloi nga Evertoni në Manchester City për 27.5 milionë euro. Pavarësisht se është pritur më shumë nga ai, megjithatë paraqitjet e mira të Kolo Toures bën që ai mos të jetë aq i suksesshëm për “qytetarët”.
Barcelona bëri edhe një blerje të një mbrojtësi me një shumë për 29.5 milionë eurosh. Për dallim nga Chygrynskiy, ai doli të jetë një mbrojtës i suksesshëm për katalogët, pasi që Alves – që kaloi nga Sevilla në Barcelonë, është njëri prej mbrojtësve më të mirë të krahut në Spanjë.
Në këtë listë nuk bën të mos futet edhe Juventusi. Për të siguruar shërbimet e Liliam Thuramit, juventinët paguan plot 30 milionë euro në xhirollogarinë e Parmës. Kjo kishte ardhur pasi Juventusi e shiti për një shumë rekorde Zinedine Zidanen të Real Madridi, për 70 milionë euro. Francezi ishte treguar i suksesshëm me klubin, sepse me mbrojtjen e tij ia siguroi tre tituj Juventusit.
30 milionë euro i kishte paguar edhe AC Milan për Alessandro Nestën për ta transferuar nga Lazio. Në fillim, Nesta ishte shumë i mirë, por një lëndim gjatë sezonit 2008-09 bëri që në formacionin e parë më shumë të zërë vend braziliani Thiago Silva.
Edhe Pepe kishte kaluar nga Porto në Real Madrid, për 30 milionë euro. Ai është një mbrojtës i mirë, por shpesh bën gabime dhe nuk di t’i kontrollojë nervat. Kështu kishte ndodhur edhe gjatë një ndeshjeje me Getafën, ndërkaq gjatë këtij viti, ndërhyrjet e tij të shpeshta bën që ai të përjashtohet me karton të kuq, gjatë ndeshjes me Barcelonën.
Por, kush është mbrojtësi që u transferua me shumë më të shtrenjtë të mundshme. Është Rio Ferdinand që nga Leeds United kaloi në Manchester United për 46.8 milionë euro, në vitin 2001. Ishte keq për Leeds, sepse ranë një ligë më poshtë, por mirë për Manchesterin, sepse qëkurse kanë transferuar Rion, ata kanë ngritur 12 trofe.