Huntelar: Idhulli im Denis Bergkamp

Sulmuesi i ri i Realit të Madridit, Klas Jan Huntelar do të përpiqet të plotësojë boshllëkun që do të lërë i dëmtuari Rud van Nistelroj në vijën e parë në “Santiago Bernabeu”, por një tjetër sulmuesi holandez është frymëzuesi i tij.
Futbollisti 25-vjeçar i Kombëtares “portokalli”, i cili ka shënuar dhjetë gola në 18 ndeshje, u transferua në shumën e 27 milionë eurove nga Ajaksi te kampionët në fuqi të Spanjës. Në një intervistë ekskluzive për uefa.com,
Huntelar pohoi se lojtari që ai pëlqen më shumë është Denis Bergkamp, i cili ka veshur fanellat a Ajaksit, Interit dhe Arsenaltit. “Kur isha i ri idhujt e mi ishin Marko van Basten e Rud Gulit”, - tha Huntelari.
“Kur unë isha pak më i rritur ata e lanë futbollin dhe erdhën Bergkamp e Patrik Klajvert, por unë kam ndjekur më shumë Bergkampin pasi ai ishte një lojtar i zgjuar dhe shumë elegant”.
Huntelar konsiderohet një makinë golash, pasi me Ajaksin ka shënuar 72 herë në 92 ndeshje të kampionatit holandez. Huntelar pritet të debutojë për trajnerin Huande Ramos, më 4 janar në ndeshjen e Realit të Madridit kundër Vilarealit.
E Marte, 23 Dhjetor 2008