Fabregas rebelohet për Barcelonën

Cesc Fabregas dëshiron të largohet nga Arsenali dhe mbi të gjitha të rikthehet te Barcelona, e vetmja skuadër në të cilën ai dëshiron të luajë në të ardhmen e afërt, pavarësisht interesimit për të nga ana e Milanit dhe e Interit.
Mesfushori dhe kapiteni i topçinjve po i bën presion klubit të Arsen Venger për të përfunduar me sukses operacionin e kalimit të tij te katalanasit.Gjithsesi tratativa prej disa ditësh është në një fazë të ngrirë për shkak të kërkesës së lartë ekonomike nga ana e Arsenalit, pasi skuadra angleze nuk kërkon të zbresë poshtë kërkeses prej 40 milionë eurosh. Fabregas ka shprehur dëshirën e tij edhe nëpërmjet sjelljes. Lojtari nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore me shokët e skuadrës duke bërë një punë të diferencuar në palestër. Një vendim i cili i është thënë edhe trajnerit Venger pasi një takimi ku kapiteni i topçinjve i ka thënë trajnerit të tij se ka dëshirë të largohet.
Realisht mes Barcelonës dhe Arsenalit ka nisur njjë luftë e ftohtë.Venger dëshiron ta marrë Fabregas në turneun e Azisë ndërsa kapiteni nuk dëshiron të shkojë dhe pret me padurim që të shkojë te Barcelona.Trajneri francez bën me dije që në rast se Fabregas ende nuk e ka nënshkruar kontratën, duhet të vazhdojë punën me Arsenalin.Vitet e fundit Venger është kthyer në një armik për Barcelonën por pas Murinjos. Bëhet e ditur nga mediat spanjolle se të mërkurën kanë filluar edhe negociatat mes dy skuadrave ndërsa Presidenti i Barcelonëns Sandro Rosell, në lidhje me Fabregas ka thënë: “Më pëlqen që lojtarët dëshirojnë të vijnë te Barcelona”.