Fabregasi nuk lëviz
Cagigao, që është përgjegjës i Arsenalit për zbulimin e talenteve nga Spanja dhe Portugalia, vërejti talentin e Fabregasit të ri në kohën kur ky i fundit ishte te Barcelona, por që nuk po gjente hapësira në ekipin e parë. Menjëherë ai e transferoi futbollistin e ri në Angli, ku sot është shndërruar në idhullin e tifozëve të Arsenalit.
“Të gjitha fjalët mbi një largim të mundshëm të Fabregasit te Barcelona janë thjesht spekullime nga mediat. Nuk ka asnjë mundësi që ai të lëvizë nga Londra”, bëri të ditur Francis Cagigao, i cili vuri në dukje aftësitë e lojtarit: “Kur ishte 15 vjeç më mahniti inteligjenca e tij. Ishte shumë i pjekur për moshën që kishte”.