E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, Meta takon Brichambaut

Biseda u fokusua në përgatitjet e nevojshme për të siguruar një kryesim të suksesshëm. Ministri Meta e informoi Sekretarin e Përgjithshëm për masat e planifikuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke theksuar se Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbart një ndërmarrje e këtyre përmasave.

Meta vuri në dukje edhe vëmendjen që po i kushtohet përgatitjes së ekipeve diplomatike në Vjenë dhe Tiranë, si dhe mundësive për të caktuar diplomatë shqiptarë në Misionet në Terren të OSBE-së dhe në Sekretariatin e OSBE-së. Nga ana e tij, Brichambaut shprehu mbështetjen e plotë të Sekretariatit të OSBE-së për këto iniciativa dhe për planet përgatitore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, duke e garantuar Meta që caktimet e diplomatëve shqiptarë në Misionet e Terrenit dhe në Sekretariat janë të mirëpritura.

Gjithashtu, ai nënvizoi gatishmërinë e Sekretariatit për të asistuar Shqipërinë gjatë këtyre fazave përgatitore. Në vijim, biseda u fokusua në prioritetet aktuale të Organizatës, kryesisht mbi Procesin e Korfuzit, që synon vendosjen e besimit dhe konfidencës ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, për një OSBE më të mire e më të sigurt nga Vankuveri deri në Vladivostok. Shqipëria ka shprehur kërkesën e saj për të kryesuar OSBE-në në 2014.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›