Facebook censuron foton “artistike”
Ajo në foto shihet derisa, krejtësisht nudo, me njërën dorë mbulon gjoksin dhe me tjetrën mban barkun e madh.
Angela Hurst, nga Hampshire, po e priste momentin “e duhur” për këtë foto, dhe kur momenti erdhi, ajo nuk u mendua dy herë, por pagoi një fotograf profesionist dhe e realizoi ëndrrën e saj.
Fotoja i pëlqeu shumë dhe vendosi ta publikonte në profilin e saj në Facebook. Por, shefat e rrjetit social nuk e panë atë me sy të mirë dhe e hoqën brenda tri ditësh.
“Fotoja ishte argëtuese, dhe nuk ishte për tu censuruar, sepse unë isha e mbuluar. Doja vetëm të kujtoja shtatzëninë time dhe nuk kishte asgjë seksuale në të. Shumë femra më përgëzonin dhe e lavdëronin këtë ide. Pastaj, nëse Demi Moore e ka bërë këtë gjë, pse mos ta bëja edhe unë?”, u shpreh 34-vjeçarja për ‘The Sun’.
Në këtë pyetje u përgjigj shkurt një zëdhënës i rrjetit Facebook.
“Rrjeti ndalon publikimin e fotove nudo!”