“Rolling” rrotullohet sërish
Edicioni i dytë i Rolling Film Festival mbahet më 2-5 mars, në Prishtinë.
Në festival do të shfaqen mbi 30 filma nga e gjithë bota, të realizuar nga romët dhe për romët. H
istoria, kultura, arti, vështirësitë dhe gëzimet, drama dhe thjeshtësia e jetës do të vijnë tek shikuesi nëpërmjet objektivit të kamerës.
Ndërkaq, diskutimet ndërmjet publikut e artistëve do të përcjellin shfaqjen e filmave.
Sipas njoftimit në web-faqen e festivalit, përveç filmave dokumentarë, Rolling për herë të parë do të shfaq edhe “ëndrrat” e romëve të rinj, të rikrijuara në filmat e metrazhit të shkurtër të bërë me telefona celularë. Leximi i poezive, ekspozita artistike dhe muzika ‘ e gjallë’ do ta pasurojnë, ndërkaq, festivalin.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në Teatrin Oda.