Obama prezanton “American Jobs Act”: Plani mbi punësimin parashikon shkurtime në taksa
Për të rindërtuar ekonominë në krizë dhe për të rritur numrin e përkrahësve të tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në orën 01:00 Obama ka paraqitur para kongresit planin e punësimit prej 447 miliard dollarësh.
Me titull “American Jobs Act”, plani i propozuar përfshi më tepër se 250 miliard dollarë në inventive në taksa për bizneset e vogla dhe punëtorët, sipas vlerësimit të administratës. Pjesa tjetër e parave do të shkojë në investimet mbi infrastrukturën, ndihmat shtetërore, asistencat dhe sistemin shëndetësor.
Zyrtarët e administratës thanë se Shtëpia e Bardh planifikon ta paraqes javës tjetër propozimin e presidentit si një pjesë të vetme legjislacioni. Në fjalimin e tij, në të cilin përsëriti shumë herë - “duhet ta aprovoni këtë plan”, presidenti Obama tha se nevojitet të veprohet sa më parë.
“Po ia dërgoj kongresit këtë plan, të cilin duhet ta aprovoi sa më parë,” tha Obama. “Nuk ka asgjë të diskutueshme në këtë copë legjislacioni. Cdo gjë këtu brenda është një propozim i mbështetur si nga demokratët edhe nga republikanët – duke përfshirë shumë nga ata që ulen sot këtu. Gjithcka në këtë plan do të paguhet. Gjithcka.”
Një zyrtarë i Shtëpisë së Bardh tha se Obama i telefonoi republikanëve John Boehner dhe Mitch McConnell, për të diskutuar nevojën e aprovimit të shpejtë të planit. Gjatë fjalimit Obama kërkoi që plani të prezantohej edhe jashtë Washingotn-it.
“Dua të dërgoi këtë mesazh në cdo pjesë të vendit,” tha Obama. “I kërkoj cdo amerikani që është dakord me planin, të ngrejë zërin dhe të bind njerëzit e mbledhur këtu sot, që nevojitet një veprim. Tregojani Washingtonit se mos veprimi nuk është një opsion.” Në kompleks fraza “aprovojeni këtë plan” u përsërit 8 herë në fjalimin e presidentit, bashkë me disa variacione të vogla të frazës, në pjesë të tjera të fjalimit.
Nuk është përmendur se sa vende pune do të krijohen me propozimin e presidentit. Zyrtarët e administratës nuk dëshiruan të bënin një parashikim të tillë. Por thelbi i gjithë propozimit ishte se frytet do të vinë gjatë rrugës. Në pjesën tjetër të fjalimit Obama i kërkoi kongresit të mbyllë disa interesa të vecanta mbi taksat, si një mënyrë për të mbuluar atë kosto.
“Ky nuk është protagonizëm politik,” tha ai. “Nuk është një luftë klasash. Kjo është matematikë e thjesht. Zgjedhjet që duhet të bëjmë janë zgjedhje reale që duhet të bëjmë.”
Në zemër të planit të presidentit është vonesa e shkurtimit të taksave të aprovuar vitin e shkuar, deri në vitin 2012. Propozimi, i cili do të prek 160 milion punëtorë me shkurtimin e 1500 dollarë taksa për familjen mesatare, vjen me një kosto prej 175 miliard dollarë.
Plani mbi taksat nuk përfundon këtu. Shtëpia e Bardh dëshiron të paguaj edhe taksat e pushimeve për bizneset që punësojnë punëtorë të rinj; një reduktim prej 50% të taksave për bizneset mbi pagesën e parë prej 5 milion dollarë; dhe një kredi taksash prej 4 mijë dollarë për punëdhënësit që punësojnë të papunët.
Nga ana e shpenzimeve, presidenti kërkoi 50 miliard dollarë për riparimin e infrastrukturës; 10 miliard dollarë për infrastrukturën bankare, për ndihmën në kapitalin privat; 30 miliard dollarë për modernizimin e shkollave; dhe 35 miliard dollarë në ripunësimin e mësuesve të papunë.
Presidenti tregoi se shpenzimet e planit janë pika ujë në oqean, në krahasim me nevojën e ekonomisë. Këshilltarët më të lartë të Obamës, kanë deklaruar më parë se vendi përballet me një deficit në infrastrukturë prej 2 trilion dollarë. Llogaritet që kostot e mirëmbajtjes së shkollave lëvizin nga 270 miliard në 500 miliard dollarë. Vitin e shkuar janë shkurtuar më tepër se 200 mijë vende pune në shtet.
Edhe përball fakteve është e paqartë nëse kongresi do ta mbështes projektin e Obamës apo jo. Ligjvënësit republikan e kanë bërë shkurtimin e taksave një prej prioriteteve të tyre në vitet e kaluara. Sidoqoftë më problematike mund të jetë sasia e shpenzimit që Obama propozon dhe si do të paguhet për të. Kritikët besojnë se plani do të rrisë borxhin kombëtar.
(a.h/BalkanWeb)