Itali, pronarët “Costa Concordia” fajësojnë kapitetin për përmbytjen

Pronarët e anijes italiane, e cila u fundos në bredgetin e Italisë dhe ku si rezultat i kësaj fatkeqësie humbën jetën së paku 6 persona , kanë fajësuar sot kapitetin se ka bërë gabime.
Anija Costa Concordia, me 4200 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit u përball me një pengesë në bregdetin perëndimor italian dhe u fundos ditën e premte.
Rreth 15 persoan ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa kërkimet u pezulluan sot për shkak të kohës së keqe.
Aktualisht, kapiteni i anijes është nën hetime nga autoritetet i dyshuar për vrasje dhe për braktisje të anijes, para se udhëtarët të ishin të sigurt.