E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani: Nderohen ushtarët amerikanë që ndihmuan në rastin Uka

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, pritet të nderojë dy amerikanë të cilët ndihmuan në zënien e ekstremistit islamik, i cili sulmoi ushtarët amerikanë në autobus dhe vrau dy prej tyre.

Ministri Friedrich sot do të nderojë me Kryqin Federal të Meritave, ushtarin amerikan, Trevor Bruer, dhe një punonjës civil të aeroportit, të cilët e kishin ndjekur të dyshuarin Arid Uka, pas të shtënave më 2 mars të vitit të kaluar, duke ndihmuar policinë për ta arrestuar në vendin e ngjarjes.

Kundër shqiptarit nga Kosova, 21 vjeçarit ,Arid Uka aktualisht po mbahet procesi gjyqësor për vrasje. Ai e ka pranuar se i ka kryer vrasjet dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.Vendimi i gjykatës është paralajmëruar të merret gjatë së enjtes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›