Facebook mbetet pa FarmVille e Mafia Wars...?
SHBA- Facebook së shpejti mund të mbesë pa lojërat virtuale FarmVille, Cafe World, Mafia Wars, PetVille dhe Treasure Isle ndërsa mësohet se kompania e cila qëndron prapa tyre, Zynga, është duke menduar të hap rrjetin e vet social për shkak të një zënke me kryesinë e Facebookut.
Rrjeti social Facebook, është bërë i popullarizuar edhe falë lojërave siç është FarmVille e cila ka arritur të bëj për vete dhjetëra milionë lojtarë në mbarë botën.
Thuhet se kompania Zynga ka vendosur të ndërmarrë këtë hap pas një “beteje” me Facebook për kreditit e fituara nga lojërat.
Siç raporton portali teknologjik TechCrunch, shkaku i zënkës është ai që Facebook kërkon nga programuesit të shfrytëzojnë kreditet e Facebook si platformë të vetme për pagesë, dhe për to më pas paguan 30 për qind.
Nëse vjen ndarja përfundimtare mes të Facebook dhe kompanisë e cila qëndron prapa lojërave më të popullarizuara në rrjetin më të vizituar në botë, loja FarmVille në fakt do të paraqesë edhe bazën për faqen e parë të pavarur të kompanisë Zynga.
Supozohet se faqja do të emërohet farmville.com, e për t’u kyçur në të do të përdoret sistemi i integruar Facebook Connect.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë kjo ndarje nuk do të ndodhë pasi Facebook nuk mund të jetojë pa Zynga, e as Zynga pa Facebook.
(e.n/tg/BalkanWeb)