Kriza, Presidenca BE: Qëndrueshmëria politike me rëndësi për integrimin
BRUKSEL- Presidenca e Bashkimit Europian reagon për situatën në Shqipëri duke nënvizuar se vendi nuk mund të ecë përpara pa u siguruar qëndrueshmëria politike. Përmes një deklarate për BBC nga zëdhënësja e Presidencës spanjolle të BE, Cristina Gallach i bëhet thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri të kapërcejnë gjendjen aktuale dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje që do të sigurojë qëndrushmërinë politike në vend.
Gallach theksoi se BE-ja i dërgon porosi të qarta qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të çështjeve që lidhen me përparimin e vendit drejt BE-së.
E pyetur nëse ngërci politik do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE, zëdhënësja e presidencës spanjolle tha se në gjendjen aktuale vendi nuk mund të ecë përpara. “Ajo që është e qartë është se nuk mund të ketë një ndikim pozitiv. Sepse nuk është e mundur të ecet përpara me gjendjen aktuale jo të qëndrueshme” u shpreh Gallach.
Ndërkohë gjatë takimit të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule duke iu referuar dhe grevës se opozitës e cila është futur në ditën e 11, tha se ishte i shqetësuar për situatën dhe se janë palët politike shqiptare, ato që duhet të zgjidhin situatën, para se ajo të përkeqësohet. Fule tha se nuk dëshironte të intepretonte pozicionin e partive politike, por u bëri atyre thirrje të tregojnë pjekuri, duke përdoruar instrumentat e duhura, qe sipas Fule janë: Kushtetuta, institucionet demokratike dhe gjykatat e pavarura.
Në të njëjtën linje ka qenë dhe sekretari spanjoll i shtetit Diego Lopez Carrido, i cili nëpërmjet një mesazhi dërguar Shqipërisë, tha se mënyra më e mirë që vendi të zgjidhje problemin është integrimi dhe familja europiane. Carrido bëri thirrje për dialog në parlament, duke thënë se në demokraci, dialogu zhvillohet në parlament.
(e.n/BalkanWeb)