Vlorë, sekuestrohen 80 kg drogë, ndalohen 2 persona
VLORë- Policia e Vlorës sekuestroi pasditen e të martës një sasi prej 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që ndaloi dy persona të dyshuar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike u zbulua në një stan në afërsi të fshatit Velçë, në komunën Brataj, 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës.
Mësohet se gjatë këtij aksioni të uniformave blu, u siguruan provat dhe u realizua ndalimi i dy vëllezërve, Gëzim dhe Muslli Qikaj, banorë të fshatit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë sasi lënde narkotike.
Ndërkohë po punohet për evidentimin e parcelave ku është kultivuar bimë narkotike kanabis, në zona të ndryshme të Vlorës.
(e.n/ata/BalkanWeb)