E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela humb në sy të Angela Merkel

Energi Kotbus i Ervin Skelës humbi në shtëpi 0-2 me Borusian e Dortmundit (dy gola të Petrich), pikërisht në takimin që do ta dëshironte fitoren më shumë se kurdo herë tjetër. Në "Stadiumin e Miqësisë" e ftuara e vecantë ishte kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila para pak ditësh u bë edhe anëtare nderi i klubit nga Gjermania Lindore.
Ervin Skela u zëvendësua në minutën e 74-t nga Vasiljevic. Në të 65' fantazisit shqiptar dështoi në tentativën e tij për të shënuar me anë të një goditjeje të lirë.
Karlsruhe e Edmond Kapllani arriti një barazim të vështirë 2-2 me Bajer Leverkuzen. Dy herë kaluan miqtë në avantazh me Rolfes dhe Kisling dhe dy herë barazoi Karlsruhe me Frajs dhe Kenedin. Sulmuesi durrsak u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 76-të në vend të Adoube.
Hansa Rostok fitoi 1-0 me Eintrahtin e Frankfurtit ku militon edhe shqiptari Faton Toski, i cili ishte mes 18 lojtarëve të përzgjedhur për këtë sfidë nga trajneri Funkel.
Në takimet e tjera: Duisburgu humbi 2-3 me kampionët në fuqi të Gjermanisë, Shtutgardin.Herta e Berlinit fitoi 1-0 me Arminia e Bielefeldin. Verder Bremen arriti një fitore të pastër 2-0 me Nurembergun.
Të dielën Hanover 96 i Altin Lalës do të përballet me Bajernin e Munihut, ku kapiteni i Kombëtares shqiptare pritet të luajnë nga minuta e parë.
Edhe Bokum i Mërgim Mavrajt do të luajë ditën e diel në transfertën me ish-skuadrën e Besart Berishës, Hamburgun. Mbrojtësi shqiptar sipas kicker.de është në listën e lojtarëve rezervë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›