Fadromat e Ramës shkulin nga rrënjët shtëpitë 100 vjeçare mbrapa 15 katëshit
Bëmat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duket se nuk kanë të sosur. Nën qartësinë e dritës së diellit ditën e djeshme në një aksion të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës janë shembur rreth 300 metra shtëpi të banuara dhe magazina shumë afër nga gropa e sheshit Skënderbej. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë janë lënë pothuajse në rrugë të madhe e në qiell të hapur rreth 7 familje të prekura nga shembja e pa paralajmëruar. Ndërtesat e prekura nga
shembjet të cilat ndodheshin pikërisht mbrapa 15 katëshit janë rrafshuar pothuajse totalisht e në vend të mureve tashmë gjenden vetëm dhera edhe beton. Nga shtëpitë 200 vjeçare tashmë duket se kanë mbetur pa prekur nga Fadromat e Bashkisë së Tiranës vetëm qerpiçët e shtëpive të cilat kanë shpëtuar paq. Disa prej familjeve tepër të indinjuara për këtë veprim të Bashkisë së Tiranës kanë deklaruar dje për gazetën SOT se do ta çojnë çështjen deri në gjykatë. Sipas banorëve shembjet janë kryer vetëm me një njoftim ordiner një ditë më parë nga Inspektorati Ndërtimor. Fakt i cili shkel hapur çdo ligj të mundshëm për ndërtimet pa leje. Të indinjuar qytetarët janë shprehur ditën e djeshme se tashmë kanë mbetur në rrugë të madhe dhe e gjithë jeta e tyre është shkelur nga Fadromat e Policisë Bashkiake të Tiranës vetëm për disa orë. Madje ata kanë deklaruar edhe pse me nota ironie ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës se kryetari i saj është duke i hapur gropën gjithë Tiransëve të vjetër. As më shumë e as më pak kjo ka qenë edhe një nga deklaratat që ka bërë një ndër qytetarët e prekur nga shembjet paraditen e djeshme . Lindita Kazazi tha dje për gazetën SOT se : Kryetari i Bashkisë Edi Rama po bënë një krim të madh duke hapur gropa nëpër gjithë Tiranën me pretekstin se do ta zbukurojë qytetin, ai po ju bën gropën jo vetëm gjithë tiranasve të vjetër por edhe po edhe po lë në qiell të hapur gjithë këto familje . Sipas qytetares e gjithë shtëpia ka thënë dje për gazetën se shembja është bërë në një mënyrë tepër ordinere dhe të pa parajmëruar. Kemi mbetur në rrugë të madhe këtu është e gjithë jeta jonë, vetëm dje na ka ardhur në një copë letër njoftimi se do të na shembej shtëpia dhe kurrë më parë nuk ishim njoftuar nga bashkia e Tiranës ka deklaruar dje qytetarja Kazazi. Sipas saj të gjitha familjet e prekura që janë rreth 7 të tilla do ta çojnë çështjen deri në gjykatë pasi kjo është një shkelje e pastër e ligjit. Ndërkohë qytetarja Kazazi ka theksuar gjithashtu edhe faktin se aksioni ka lidhje me planin francez për rregullimin e qendrës por gjithashtu edhe me konstruksionin e unazës.
Precedenti
Një tjetër qytetar i një prej familjeve të prekura ditën e djeshme nga shembjet mbrapa hotel Tiranës ka deklaruar se gjithçka është bërë për shkak të ndërtimi të një rruge në aksin ku ndodheshin godinat 200 vjeçare. Sipas një qytetari tjetër një ndër familjarët e prekur nga shembja e ditës së djeshme familjes gjithçka ka ndodhur në mënyrë të befasishme dhe tepër ordinere. Një ditë më parë na ka ardhur vetëm një letër ku njoftoheshim se do të na shembeshin ndërtesat për shkak të ndërtimit të një rruge të cilën e kap plani francez, për rregullimin e sheshit, dhe herët në mëngjes ditën e sotshme ka ardhur vetë drejtori i Inspektoriatit të Policisë ndërtimore për të drejtuar aksionin, brenda disa orëve pamë me sytë tanë si na u masakrua një jetë investim e ishim të pafuqishëm për të bërë asgjë tha ditën djeshme Petrika Nice. Sipas tij një hendek i madh në lidhje me këtë shembje janë edhe shpronësimet pasi ata kanë protestuar dhe kërkuar që tu shpronësohen ndërtesat e më pas të prishen, meqenëse këtu mendohet të kalojë edhe një aks rrugor i unazës. Përpos kësaj qytetarë të tjerë të prekur nga ky aksion i Bashkisë së Tiranës ditën e djeshme thanë se nuk kanë shpresa tek shpronësimet se gjatë gjithë kësaj kohe janë gënjyer e mashtruar disa herë. Në lidhje me këtë qytetetarja Lindita Kazazi deklaroi se pikërisht familja e saj është sorollatur rreth 7 vjet më një pronë që organet shtetërore i kanë premtuar se duhet të shpronësohej dhe deri tani edhe pse kanë kaluar disa vjet nuk është ndërrmarrë asnjë veprim.
Unaza e madhe ëndrra në sirtar e banorëve, premtime boshe nga bashkia
Pak kohë më parë Drejtoria e Punëve Publike dhe Drejtoria e Rrugëve në Bashkinë e Tiranës kanë nisur një "sulm" verifikimesh në lidhje me ndërtesat që kanë leje po njëkohësisht edhe në ato pa leje që ndodhen në vendin ku do të shtrihet Unaza e Madhe. Paralelisht me këtë "aksion". Rreth dy javë më parë specialistët bënë edhe studimet e fizibilitetit të zonës dhe projektit, në mënyrë që gjithçka të jetë gati, sipas parashikimeve. Krahas me çështjen mjaft delikate të ndërtimeve qe sipas bashkisë së Tiranës pengon projektin e Unazës së Madhe, ekspertet po merren edhe me përzgjedhjen e kompanisë që do të realizojë studimin e fizibilitetit. Ai ka të bëjë me vlerësimin teknik, ekonomik (kostoja e përafërt e zbatimit të projektit) si dhe me vlerësimin mjedisor, pra me plotësimin e kushteve mjedisore, si një kriter mjaft i rëndësishëm, i kontrollueshëm nga Agjencia Rajonale e Mjedisit. Prishjen e një pjese të madhe të ndërtimeve pa leje e ka "legjitimuar" paraprakisht Këshilli Teknik i KRRT-së së Tiranës. Kështu, kryetari i tij, Dritan Agolli, ka firmosur pak kohë më parë një dokument, sipas të cilit do t'i kërkohet KRRT të mos kualifikohen për legalizim dhe të miratohet prishja e ndërtimeve pa leje, që pengojnë realizimin e projektit. Duke qenë se shtrirja e saj është në një rreze mjaft të madhe, edhe numri i objekteve do të jetë relativisht i madh. Projekti gjigant i cili do të kushtojë rreth 1,5 miliardë lekë, çka do të thotë sipas deklaratave të dala nga dyert e bashkisë së Tiranës se nuk mund të pengohet nga një numër sado i madh ndërtesash. Megjithatë, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë do të jetë institucioni që më në fund nisi të thotë fjalën e fundit për fatin e këtyre ndërtimeve domethënë prishjen e tyre gjer në themele.
Shpronësimet prekin 180 banesa, gati grupi i punës nga Ministria e Transportit
Sipas disa studimeve paraprake, sipërfaqja e tokës që duhet të shpronësohet është rreth 35 hektarë. Ndërsa përveç tokës së bukës, mësohet se janë parashikuar të shpronësohen rreth 180 banesa private, plotësisht apo pjesërisht. Tashmë me çështjen e shpronësimeve të Unazës së Madhe në Tiranë kompetencat i kanë kaluar Ministrisë së Punëve Publike, Transporti dhe Telekomunikacionit. Sikurse mësohet janë ngritur grupet e punës për realizimin e këtij procesi. Ato do të punojnë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për të realizuar shpronësimet ku do të kalojë gjurma e Unazës së Madhe. Pronarët, të cilët pronat e tyre i kanë në pjesën ku kalon Unaza e Madhe, duhet të paraqesin pranë ministrisë dokumentet që japin vërtetësinë e pronësisë. Grupet e punës duhet të bëjnë ndarjen e subjekteve që do të shpronësohen në tre kategori. Kategoria e pare janë pronaret të cilët do të shpronësohen vetëm për tokën. Në kategorinë e dytë hyjnë të gjithë pronarët, te cilët do të shpronësohen për tokën, si dhe për objektin që kanë ndërtuar. Ndërsa në kategorinë e tretë hyjnë shpronësimet që do të bëhen për tokat livadhe apo pyje. Me përpilimin e listës së emrave të pronarëve që do të shpronësohen, Ministra e Transportit e dërgon për miratim në qeveri.
Lindita Kazazi: Rama po u hap gropën qytetarëve, do ta çojmë në gjykatë
Kryetari i Bashkisë Edi Rama po bën një krim të madh duke hapur gropa nëpër gjithë Tiranën me pretekstin se do ta zbukurojë qytetin, ai po ju bën gropën jo vetëm gjithë tiranasve të vjetër por edhe po edhe po lë në qiell të hapur gjithë këto familje
Kemi mbetur në rrugë të madhe këtu është e gjithë jeta jonë, vetëm dje na ka ardhur në një copë letër njoftimi se do të na shembej shtëpia dhe kurrë më parë nuk ishim njoftuar nga bashkia e Tiranës, por ne jemi të vendosur çështjen do ta