QSUT, të gjitha rastet urgjente do të priten në një godinë

Sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në godinën e re të QSUT-së do të priten të gjitha urgjencat. Brenda godinës, të gjitha ekzaminimet
Përfundimi i fazës së parë (nga 7 që përfshin masterplani për zhvillimin e QSUT), zgjidh një pjesë të rëndësishme të problemeve të kësaj qendre spitalore, në mënyrë të vçantë të urgjencës, por dhe shërbime të tjera të karakterit laboratorik. Këtë e deklaroi dje ministri i Shëndetësisë në Komisionin e Shëndetësisë, i cili theksoi se brenda pak javësh ky spital do të fillojë funksionimin në shërbim të pacientëve.
Ndërkohë, edhe urgjencat mjekësore do të priten nga bluzat e bardha në një godinë ndryshe nga çka ndodhur deri më sot, ku rastet urgjente janë shpërndarë nëpër godina të ndryshme, duke sjellë edhe sorollatjen e pacientëve.
Kjo do të zbatohet të paktën në spitalin më të madh të vendit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", sepse godina e re tashmë ka përfunduar. Drejtori i Politikave Shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, pohoi për gazetën se kjo tashmë do të jetë prezent shumë shpejt.
"Me ndërtimin e godinës së re, urgjencat do të sistemohen njëherë e përgjithmonë. Urgjenca e sëmundjeve të brendshme të infektivit, e kirurgjisë të gjitha urgjencat do të mblidhen te kjo godinë", pohon Pipero, duke u shtuar se të jetë një personel non stop 24 orë dhe do të ketë ekzaminimet nën stop 24 orë. Pra, sipas specialistëve, të gjitha ekzaminimet që i vijë në ndihmë të sëmurit dhe në vendosjen e diagnozës dhe në shpërnguljen e tij në repartin përkatës.
"Pra, problemet e mjekëve me urgjencat, duke lëvizur nga një spital në një tjetër, do të marrin fund. Kjo do të zbatohet brenda 5 muajsh. Gjithashtu, në kuadër të masterplanit të ri të godinës, në të cilën do të mblidhen të gjitha urgjencat dhe në kuadrin e ndërtimit të një ndërtese tjetër brenda 5 vitesh për kirurgjitë, numri i shtretërve do të vijë duke u reduktuar", pohojnë burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.