E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Veres, festime me bredha shkume

Sonila Isaku
Koncerte, DJ, lodra per femije, ballokume dhe aktivitete te ndryshme do te jene per te katertin vit radhazi kryefjala e 14 marsit, Dites se Veres ne Tirane. Por, ashtu si cdo here tjeter, kjo feste pritet te shoqerohet me nje trafik ne te gjitha rruget e Tiranes, pasi bulevardi kryesor do te jete i bllokuar me skenat e improvizuara per kengetaret, DJ dhe balerinet. Te paret qe do te kene kenaqesine te ndjekin aktivitete te ndryshme do te jene femijet. Rreth ores 10 te paradites, lulishtja pas monumentit te Skenderbeut do te pushtohet nga aktivitetet per me te vegjlit, ku do te zhvillohet projekti tashme i suksesshem "Te lindur per te lexuar". Ndersa Cirku i Tiranes se bashku me klounet, te cilet rezultojne edhe me te dashurit per femijet, do te dhurojne caste te bukura per vogelushet prane Parkut "Rinia". Por nuk do te jene vetem keto aktivitetet qe jane menduar te zhvillohen me rastin e Dites se Veres.
Festimet
Kete vit, si asnjehere tjeter, Tirana do te behet skene nderkombetare ne Diten e Veres dhe kjo per vete faktin se do te organizohen aktivitete, te cilet nuk jane zhvilluar asnjehere ne vendin tone. Ne oren 10 te paradites, ne sheshin "Nene Tereza" do te zhvillohen lojera me motore. "Kampione te botes ne Moto Jump, sport ky i perhapur ne kontinentin amerikan, por qe sot gjen mjaft te pasionuar kudo ne Evrope, do te japin spektakel te vertete adrenaline per publikun e gjere", kane pohuar burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes. Por, surprizat e ketij viti nuk do te mbarojne me kaq. Nje grup artistesh franceze, ne bulevardin kryesor te Tiranes do te parakalojne te shoqeruar nga nje anije gjigante, per te performuar me muzike dhe audo-krijimin romantik te henes. "Nje pamje mbreselenese dhe nje sukses i padiskutueshem do te dhurohet nga artistet franceze. Ne kete menyre, Tirana i shtohet listes se gjate te kryeqyteteve ku performon grupi i artisteve te Teatrit te Rruges me emrin "Malabar", pohon zyra e shtypit ne Bashkine e Tiranes. Po ky grup artistesh, ne oren 19:00, ne sheshin "Nene Tereza" do te instalojne nje pishe gjigante te mbushur me shkume, qe profesionalisht quhet "Chinese Pool". Femijet do te argetohen pa mase mes shkumes e fishekzjarreve, te cilat do te jene epilogu i performances se "Malabar", por edhe permbyllja e kremtimeve te nje dite pranvere te mbushur me festime.
Tradita
Dita e Veres eshte festuar ne Elbasan qe ne kohet e antikitetit. Kjo dite simbolizon largimin e stines se ftohte dhe sjell premisat per nje stine te re, me e pelqyeshmja per te gjithe. Zana e Cermenikes eshte vendi i pare ku nisi festimet Dita e Veres. Kjo zane, sipas mitologjise, perfaqeson bukurine femerore dhe tregohej si zana e tere pyjeve dhe kafsheve brenda tyre. Edhe gjate kohes se komunizmit, kur nuk lejohej per t'u festuar Dita e Veres, ne familjet e Elbasanit kjo feste festohej se bashku me naten e saj, me 13 mars. Ballokumet e revania, qe te gjitha me shume gjalpe, miell misri e veze, kane nje recete dhe menyre gatimi shume te vecante dhe realizohet vetem nga grate e zones se Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›