E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fahri Balliun mos e gjuani nga dritarja, hapeni median dhe ftojeni në studio”

Reagon kryeministri Berisha, ndaj sulmeve mediatike në drejtim të publicistit dhe botuesit të gazetës “55”

TIRANE - Kreu i qeverisë Sali Berisha, deklaroi dje, gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar akuzave të mbrapshta dhe aspak të denja për median vizive, që prej ditësh me radhë janë vënë në shërbim të klikave të zeza të opozitës dhe të kryetarit të saj të lig Edi Rama, për të sulmuar publicistin dhe botuesin e gazetës “55”, Fahri Balliu, për arsye të qarta, se mbetet denoncuesi i politikave të gabuara dhe zhvatëse që mbart Rama me kopenë e tij, të shtrirë gjatë e gjerë edhe në arenën mediatike. 
Kreu i qeverisë Berisha, deklaroi se Balliu ka dhënë një konferencë për shtyp dhe u ka dhënë përgjigjen e duhur të gjitha akuzave të kamufluara dhunshëm nga Edvini dhe u ka bërë thirrje këtyre medieve që për hir të transparencës ta ftojnë botuesin e gazetës “55”, në studio dhe jo ta gjuajnë nga dritarja.
“Zotëria ka bërë një konferencë shtypi dhe u është përgjigjur të gjitha pyetjeve.
Ai është një gazetarë, dhe ju keni një komunikim të vazhdueshëm me të. Do të bënit mirë që t’i jepnit antenën dhe ta ftonit në studio, për hir të transparencës dhe jo ta gjuani nga dritarja. Hapeni median, hapeni se do të ketë shikues më shumë. Kjo është në interesin tuaj më të mirë”, iu drejtua kreu i qeverisë gazetarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›