E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama ka dhënë leje ndërtimi në konflikt interesi, edhe për anëtarët e familjes së tij”

Denoncon Gjergj Bojaxhi

TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it Gjergj Bojaxhi në studion e "Ora News" u shpreh se kritikat e njëpasnjëshme të maxhorancës lidhen me shkeljet e mëdha në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Sipas tij dhënia e lejeve të ndërtimit është bërë në konflikt interesi sepse ata që kanë marrë leje ndërtimi janë anëtarët e familjes së Ramës. Ai shtoi gjithashtu se kritikat ndaj Ramës nuk janë politike por kanë të bëjnë me abuzimet me lejet e ndërtimit.
“Ka gjashtë muaj që është miratuar në parim nga Këshilli Bashkiak plani rregullues por qytetarët nuk janë bërë me dijeni se çfarë përmban ekzaktësisht ky plan prandaj duhet të ketë një proces transparent” ka theksuar Bojaxhi.
Ndërsa pyetjes nëse ai do të kandidojë për deputet për zgjedhje Bojaxhi u përgjigj se ka ardhur në Shqipëri për të kontribuar në politikë, por nëse kjo ndodh në parlament apo në poste drejtuese të partisë kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›