E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia kundër vëzhgimit për euron

Komisioni Evropian dëshiron që vendet e BE-së të koordinojnë planet për buxhetet kombëtare në një lëvizje për të përforcuar bashkëpunimin financiar. Kjo lëvizje do të përfshijë paraqitjen e këtyre buxheteve për një vëzhgim nga ana e Bashkimit Evropian para se të cohen për votim në parlamentet përkatëse. Disa raporte bëjnë të ditur se propozimi do të përfshijë vetëm 16 vendet të cilat përdorin monedhën euro, edhe pse një gjë e tillë duket se nuk është vendosur akoma.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj iniciative është shmangia e një krize të re financiare brenda BE-së. Por nga ana tjetër ky propozim që duket se cënon sovarnitetitn e vendeve është kundërshtuar menjëherë publikisht nga kryeministri suedez. Më qartë deklarata e Komisionit Evropian thitë: “Komisioni propozon përforcimin në mënyrë të vendosur të qeverisjes ekonomike brenda Bashkimit Evropian që ka 27 vende anëtare. Një vëzhgim i parë i politikave fiskale do të ndihmonte në parandalimin e problemeve financiare për BE-në dhe të gjithë zonën e euros. Shtetet anëtare do të përfitonin nga një koordinim i hershëm në nivel evropian ndërkohë që përgatisin buxhetet e tyre kombëtare dhe programet për reformat kombëtare,” përfundon deklarata. Oli Ren, komisioneri për cështjet monetare dhe ekonomike në Bashkimin Evropian, është shprehur se këto masa do të aplikohen për vendet anëtare që përdorin monedhën euro.

“Koordinimi në politikat fiskale duhet të përgatitet dhe të aplikohet paraprakisht, në mënyrë që të përfitohet siguria se buxhetet kombëtare përmbushin normat e BE-së, dhe që njëkohësisht nuk vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare të një vendi tjetër anëtar. Për zonën e euros kjo nënkupton një vëzhgim më të thellë, në mënyrë të vecantë duke u përqendruar në mungesat e balancave makroekonomike.” Por asnjë tjetër nuk ka pranuar të japë detaje për këtë plan. Kryeministri suedez, Frederik Reinfeldt, ka kundërshtuar cdo lloj vëzhgimi në vendin e tij. ‘kjo gjë do të shqetësonte të gjitha vendet dhe është dicka që ne na duket shumë e cuditshme. Ky lloj diskutimi mund të bëhet për vende me një politikë buxhetore që shkon në kundërshtim me qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe rritjen financiare të tij.

Por vende si Suedia, që kanë financa publike të shkëlqyera dhe që as i afrohen kufijve nuk është e lejueshme aplikimi i këtij projekti. Nuk ëshët e drejtë që ne të trajtohemi në të njëjtën mënyrë si vendet me probleme të rënda financiare,” ka përfunduar ai.

Dorina Gusmari < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›