E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faji i medias që hap tymnajë: "S‘ka ilaçe"

Familja e djalit 5-vjeçar, në Leminat të Korçës jeton në kushte tepër të rënda ekonomike. E ëma tregon që sapo ia sollën djalin e çuan menjëherë në spital dhe mjeku i tha që nuk ka antivipera dhe të shkonte ta blinte në farmaci. "Morëm borxh 80 mijë lekë po nuk gjetëm në farmaci. Pastaj ata e mbajtën djalin nga ora 1 që e çuam deri në gjashtë, më pas e nisën për në Tiranë", thotë e ëma.

Gazetarja - Po kush e ka fajin tani, se mjeku mund ta ketë shkruar dhe i ka thënë infermierja që nuk ka?

Drejtori - Mjeku normalisht e ka shkruar në kartelë që t‘i bëhet një serum antivipera.

Drejtori - Dhe është bërë një diskutim që mbetet për t‘u sqaruar midis tyre ku është nxjerrë një konkluzion që nuk ka.

Drejtori - Ka folur mjeku i pari apo ka folur infermieri, mbetet për t‘u parë.

Drejtori - Mjeku e ka marrë për të mirëqenë. Mjeku reanimator, se kanë qenë dhe dy kirurgë.

Gazetarja - Po infermieren e gjetët se kush është?

Drejtori - Atje nuk përcaktohet dhe ata nuk e nxjerrin se cili infermier ka folur. Ata thonë që ne kemi qenë grup.

Drejtori - Është edhe ky momenti delikat që pyet mjeku ka apo s‘ka dhe përgjigjet një infermier. Nuk lejohet, ka procedura të caktuara.

Drejtori - Dhe unë pa dëgjuar ata si të them.

Drejtoresha e farmacisë, Shpresa Bezhani.

Po ka antivipera dhe është që në vjeshtën e vitit 2007. Ilaçet tërhiqen nga kryeinfermieri i pavijonit. Në rastin që ne flasim nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka ardhur të pyesë asnjëri.

Kamera e fshehtë me dy infermiere të turnit në reanimacion

Ato na thonë që edhe po t‘ia kishin bërë serumin antivipera ai nuk do t‘i kishte bërë efekt, sepse ai serum bëhet vetëm dy orë pasi të ka pickuar gjarpri. Mjeku e shënoi në kartelë, sepse ashtu është procedura. Megjithatë, kaq inteligjentë i dini ju prindërit, ata s‘të tregojnë kur e ka pickuar. Edhe sikur t‘i kishin gjetur s‘do t‘i bënte efekt. Ndërsa emrin e infermierit nuk ta tregojmë, pse ta nxjerrim. Po mirë shumë mirë. Vdiq, gjynah po nuk ishte faji i infermierit.

Kryetari i Urdhrit të Mjekut për Jugun.

Infermierja nuk e kishte vënë firmën në kartelë. Kjo është një neglizhencë. Ndërsa mjeku akoma nuk tregon se kush i ka thënë që s‘ka. Ndërsa infermierët kanë thënë se kemi ndërruar turnin. Megjithatë, mjeku duhet të kishte bërë të pamundurën. Infermierja nuk e ka firmosur që nuk ka. Këtu kishte antivipera, ka pasur që më 2008 dhe skadon më 2010. Unë pyeta infermierët dhe ata më thanë që kemi pasur dhe një rast më përpara dhe nuk i kemi bërë antivipera se s‘ka, ndërkohë që ka. E keni fajin dhe ju mediat që ngrini një tymnajë që s‘ka ilaçe dhe infermierit i është fiksuar në kokë që nuk ka, se nuk është përtesë e infermierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›