PS: Berisha, hipokrizi me reformën në shëndetësi
Partia Socialiste vlerësoi si hipokrizinë e radhës deklaratat e Kryeministrit për reformat e mëdha në sistemin e shëndetësisë.
Sipas zëdhënëses së selisë rozë, Armela Imeraj, Berisha nuk mund ta luftojë korrupsionin në shëndetësi, pasi i duhet ta nisë nga familja e tij. "Fatkeqësisht, sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më parë", tha ajo ndërsa vuri në dukje se Berisha përsërit të njëjtin premtim, që nuk diti ta mbajë gjatë 4 viteve që lamë pas. "Spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient, sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij. E, Kryeministri i ka duart e lidhura, pasi i duhet ta nisë luftën kundër korrupsionit nga familja", vijoi ajo.
Sipas saj, Berisha e fsheh burimin e këtij korrupsioni, mbesën e familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar në tenderët disa milionëshe dhe lë pas dore interesat e mijëra shqiptarëve.